• e premte, 05 dhjetor 2025

Aragçi mbërrin në Pakistan në përpjekje për të ndërmjetësuar përshkallëzimin e konfliktit me Indinë

Aragçi mbërrin në Pakistan në përpjekje për të ndërmjetësuar përshkallëzimin e konfliktit me Indinë

Islamabad, 5 maj 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi, sot mbërriti në Pakistan, në vizitën e parë të një zyrtari të huaj në këtë vend nga përshkallëzimi i tensioneve me Indinë, pas sulmit vdekjeprurës ndaj turistëve në rajonin kontestues Kashmir, publikoi Ministria pakistaneze e Punëve të Brendshme.

Mediat amerikane transmetojnë se vizita e Aragçit vjen vetëm disa ditë pasi Teherani ofroi të ndihmojë në uljen e tensioneve ndërmjet dy vendeve fqinje, të cilat posedojnë armë bërthamore.

Pasi zbarkoi në aeroportin pranë Islamabadit, Aragçi u prit nga zyrtarë të lartë pakistanezë dhe siç u njoftua, ai do të takohet me homologun e tij pakistanez, Ishak Dar, si dhe me presidentin e vendit Asif Ali Zardari dhe kryeministrin Shehbaz Sharif, njoftoi Ministria pakistaneze.

Forcat e armatosura të Pakistanit kanë qenë në gatishmëri të lartë që nga java e kaluar, pasi Ministri i Informacionit dhe Transmetimit, Atallah Tarar, tha se Islamabadi kishte informacione të besueshme se India mund të sulmonte Pakistanin në përgjigje të sulmit të 22 prillit në qytetin turistik Pahalgam, ku u vranë 26 turistë, kryesisht hindu, në pjesën indiane të Kashmirit.

Pakistani mohoi çdo rol në sulmin terrorist dhe ofroi të kryente një hetim ndërkombëtar të besueshëm.

Nju Delhi deri tani nuk e pranoi ofertën, ndërsa disa liderë botëror, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e SHBA-së, u bënë thirrje të dyja palëve të tregojnë qëndrueshmëri dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm.

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, dje gjatë bisedës telefonike me homologun e tij pakistanez Muhamed Ishak Dar, konfirmoi gatishmërinë e Rusisë të ndihmojë në zgjidhjen e situatës ndërmjet Indisë dhe Pakistanit, ishte publikuar në ueb faqen e Ministrisë ruse për Punë të Jashtme.

Kashmiri është i ndarë ndërmjet Indisë dhe Pakistanit dhe të dy vendet pretendojnë të drejta të plota mbi të dhe të dy vendet deri tani kanë zhvilluar dy nga tre luftërat për këtë rajon të Himalajeve. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR