• e premte, 05 dhjetor 2025

Aragçi: Irani planifikon ta vazhdojë programin për pasurim të uraniumit

Aragçi: Irani planifikon ta vazhdojë programin për pasurim të uraniumit

Uashington, 22 korrik 2025 (MIA) - Irani planifikon ta vazhdojë programin e vet për pasurim të uraniumit, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Abaz Aragçi, në intervistë për televizioin amerikan, Foks Njus, emetuar dje.

"Nuk mund të heqim dorë nga pasurimi i uraniumit sepse kjo është arritje e shkencëtarëve tanë. Dhe tani, më shumë se ajo, është çështje e krenarisë kombëtare", deklaroi Aragçi për Foks Njus. "Pasurimin tonë e kemi shumë për zemër".

Izraeli e sulmoi Iranin më 13 qershor, duke bombarduar caqe në tërë vendin. Qeveria izraelite, si arsyetim e ceki programin kundërthënës bërthamor të Teheranit dhe dyshimet e veta se Irani planifikon të ndërtojë bombë bërthamore. Irani, i cili e mohon këtë, u përgjigj me sulme raketore dhe sulme me dronë ndaj Izraelit.

Pas 12 ditëve luftë, gjatë të cilës SHBA-ja e hodhi armën e vet më të fuqishme konvencionale ndaj lokacionit kyç bërthamor iranian, tani është në fuqi ndërprerja e zjarrit.

Aragçi deklaroi se instalacionet bërthamore iraniane janë dëmtuar "seriozisht" në sulmet amerikane dhe se të gjitha kapacitetet për pasurim tani për tani janë ndërprerë, transmetoi DPA.

Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se "absolutisht" do të mendonte sërish ta bombardojë Iranin nëse vendi pasuron uranium në nivel më të lartë.

Negociatat mes Iranit dhe shteteve - Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe janë planifikaur për të premten. Takimi duhet të mbahet në Stamboll në nivel të zëvendësminsitrave të jashtëm, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Esmail Bagei, sipas ueb-portalit të gazetës ditore "Etemad".

teherani shpreson se sanksionet e imponuara ndaj Iranit do të hiqen, përderisa SHBA-ja dhe vendet evropiane po tentojnë ta kufizojnë pasurimin e uraniumit nga ana e Iranit dhe përparimin drejt armatimit bërthamor. Teherani çdoherë ka insistuar se programi i tij bërthamor është paqësor. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR