• e premte, 05 dhjetor 2025

Aragçi: Irani mbetet i përkushtuar në diplomaci, por do të vazhdojë të veprojë në vetëmbrojtje

Aragçi: Irani mbetet i përkushtuar në diplomaci, por do të vazhdojë të veprojë në vetëmbrojtje

Teheran, 19 qershor 2025 (MIA) - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, tha se vendi i tij mbetet i përkushtuar në diplomacinë, por do të vazhdojë të veprojë në vetëmbrojtje ndaj Izraelit.

"Irani vepron vetëm në vetëmbrojtje. Madje edhe në agresionin më skandaloz kundër popullit tonë, Irani deri tani i është përgjigjur vetëm regjimit izraelit, ndërsa jo  edhe atyre që e ndihmojnë dhe nxisin", shënoi Aragçi në rrjetin social "X". Ndryshe nga regjimi i paligjshëm, gjenocidal dhe pushtues izraelit, ne mbesim të përkushtuar në diplomacinë", shtoi ai.

Paraprakisht DPA, duke i'u referuar burimeve diplomatike, shënoi se Aragçi mund të takohet në Gjenevë nesër me ministrat e punëve të jashtme të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe. Shefi i diplomacisë gjermane, Johan Vadeful, para disa ditësh tha se Berlini, Parisi dhe Londra janë të gatshme për biseda të drejtpërdrejta me Teheranin në lidhje me programin bërthamor iranian. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR