Aragçi: Irani dhe SHBA-ja ende nuk janë në fazën për mbajtjen e bisedime produktive bërthamore
- Irani dhe SHBA-ja nuk e kanë arritur pikën ku mund të zhvillojnë bisedime bërthamore me pritjen e rezultateve, deklaroi ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:57, 20 gusht, 2025
Teheran, 20 gusht 2025 (MIA) - Irani dhe SHBA-ja nuk e kanë arritur pikën ku mund të zhvillojnë bisedime bërthamore me pritjen e rezultateve, deklaroi ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi.
"Negociatat me SHBA-në duhet të mbahen në kohën e duhur. Çdo fazë e negociatave ka kohën e vet, 'momenti duhet të jetë i pjekur' që dialogu të ketë kuptim", deklaroi Aragçi për mediat shtetërore iraniane.
"Sipas meje, ende nuk kemi arritur në fazën ku negociatat me SHBA-në mund të jenë në të vërtetë efikase", shtoi ai.
Foto: EPA