• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Aragçi: Irani dëshiron "marrëveshje të drejtë" me SHBA-në

Aragçi: Irani dëshiron

Muskat, 12 prill 2025 (MIA) - Irani, i cili sot do të fillojë bisedime me SHBA-në për programin e tij bërthamor në Oman, dëshiron një "marrëveshje të drejtë" me Uashingtonin, deklaroi ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, cituar nga mediat franceze. 

“Synimi ynë është të arrijmë një marrëveshje të drejtë dhe të ndershme me SHBA-në në baza të barabarta”, theksoi ministri iranian i Punëve të Jashtme për televizionin shtetëror.

Ai theksoi se ka mundësi për kompromis nëse pala tjetër merr qëndrime të ngjashme. 

Aragçi sot u takua me homologun e tij nga Omani, ku diskutoi me të për radhitjen e zhvillimit të negociatave indirekte me SHBA-në. Përveç kësaj, ai ia përcolli qëndrimet kryesore të Teheranit që të përcillen te përfaqësuesi i Uashingtonit", vë në dukje IRNA. 

Gjatë ditës ministri i Punëve të Jashtme të Omanit do të ketë një takim të ngjashëm me të dërguarin special amerikan, Stiv Vitkof. ls/ 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR