Aragçi: Bombardimi amerikan seriozisht e dëmtoi uzinën Fordo
- Bombardimi i SHBA-së i objektit kryesor bërthamor të Iranit Fordo "e dëmtoi seriozisht" objektin, deklaroi ministri iranian i Punëve Jashtme Abas Aragçi në një intervistë për Si-Bi-Es Njuz.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:37, 2 korrik, 2025
Teheran, 2 korrik 2025 (MIA) - Bombardimi i SHBA-së i objektit kryesor bërthamor të Iranit Fordo "e dëmtoi seriozisht" objektin, deklaroi ministri iranian i Punëve Jashtme Abas Aragçi në një intervistë për Si-Bi-Es Njuz.
"Askush nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur në Fordo. Atë që dimë është se objektet seriozisht janë dëmtuar. Organizata e Energjisë Bërthamore e Republikës Islamike të Iranit po kryen evaulim dhe vlerësim, ndërsa raporti për këtë do t'i paraqitet qeverisë", tha Aragçi në një intervistë të transmetuar dje.
Komunikimet e interceptuara iraniane kanë ulur shkallën e dëmit që sulmet amerikane i kanë shkaktuar programit bërthamor të Iranit, raportoi të dielën gazeta Uashington post, duke cituar katër persona të njohur me inteligjencën e klasifikuar që qarkullojnë në qeverinë amerikane.
Presidenti Donald Tramp tha se sulmet "shkatërruan plotësisht" programin bërthamor të Iranit, por përfaqësuesit amerikanë pranojnë se do të duhet kohë për të formuar një vlerësim të plotë të dëmit të shkaktuar nga sulmet ushtarake amerikane të fundjavës së kaluar.
Foto: EPA