• e shtunë, 04 janar 2025

Aragçi: Askush nuk do të negocionte me Iranin po të mos ishin raketat tona

Aragçi: Askush nuk do të negocionte me Iranin po të mos ishin raketat tona

Teheran, 2 janar 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë iraniane, Abaz Aragçi deklaroi se kapacitetet raketore të Iranit janë mbështetje e rëndësishme në diplomacinë me Perëndimin, duke cekur se pa këtë fuqi, asnjë vend nuk do të ishte i gatshëm të negociojë me Iranin për programin e tij bërthamor.

Aragçi për agjencinë iraniane Tasnim deklaroi se diplomacia bazohet nl fuqi dhe faktorë për ndërtimin e fuqisë, siç janë aftësitë raketore.

"Disa herë kam thënë dhe fuqishëm besoj se po të mos ishin aftësitë tona raketore, askush nuk do të negocionte me ne" tha Aragçi.

Ai shtoi se vendet perëndimore negociojnë me Iranin sepse "nuk kanë pasur aftësi t'i eliminojnë ushtarakisht objektet iraniane".

"Forcat tona të armatosura e krijuan këtë aftësi përmes predhave të cilat kanë efekt frikësues", tha Aragçi.

Lidhur me vendimin e vitit 2018 të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Tramp, për tërheqjen e njëansshme të SHBA-së nga marrëvehja dhe vendosjen e ësrishme të sanksioneve ndaj Irnait, Aragçi tha e "Irani asnjëherë nuk e ka braktissur tryezën negociuese".

"Asnjëherë, madje edhe pas tërheqjes së SHBA-ë, e madje edhe kohë më parë nën qeverinë e presidentit të vdekur iranian Ebrahim Raisi dhe më pas, nuk e braktisëm tryezën negociuese. Jemi të bindur në natyrën paqedashëse të programit tonë bërthamor dhe se negociatat duhet të rezultojnë me besim në raport me programin bërthamor iranian, me heqjen e sankisoneve", tha Aragçi.

Shefi i diplomacisë iraniane tha se negociatat duhet të jenë të ndershme, si dhe të respektohen të drejtat e popullit iranian dhe linjat e tij të kuqe. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR