• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Arabia Saudite shfaqi shpresë për ulje të tensioneve dhe për dialog në Lindjen e Afërt

Arabia Saudite shfaqi shpresë për ulje të tensioneve dhe për dialog në Lindjen e Afërt

Dubai, 2 tetor 2024 (MIA) - Arabia Saudite shfaqi shpresë për ulje të tensioneve dhe për dialog në Lindjen e Afërt, deklaroi ministri saudit i Ekonomisë dhe Planifikimit, Faisal bin Fadel al-Ibrahim në konferencën në Berlin për situatën në Lindjen e Afërt pas sulmit raketor të Iranit ndaj Izraelit.

"Shpresojmë se do të mbisundojë maturia, se do të ketë ulje të tensioneve dhe dialog dhe se do të vërehet bashkëpunim më i madh edhe në nivel global edhe në atë rajonal, në mënyrë që të përballem me këto sfida", tha Al Ibrahim.

Druajtjet se Irani dhe SHBA-ja do të përfshihen në luftë rajonale u rritën me përshkallëzimin e sulmeve të Izraelit kundër Libanit në dy javët e fundit, përfshirë edhe fillimin e operacionit tokësor atje të hënën, së bashku me konfliktin vjetor në Gazë.

Garda islamike revolucionare iraniane kumtoi se sulmi kundër Izraelit është përgjigje ndaj vrasjeve të prijësve dhe luftëtarëve dhe sulmeve në Liban kundër lëvizjes së armatosur Hezbollah, të mbështetur nga Irnai dhe grupi palestinez Hamas. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR