Arabia Saudite sërish e hapi ambasadën e vet në Teheran
- Arabia Saudite e hapi ambasadën e vet në Iran, pas më shumës e shtatë viteve kontest me Teheranin, kumtoi agjencia iraniane e lajmeve Irna.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:51, 9 gusht, 2023

Riad, 9 gusht 2023 (MIA) - Arabia Saudite e hapi ambasadën e vet në Iran, pas më shumës e shtatë viteve kontest me Teheranin, kumtoi agjencia iraniane e lajmeve Irna.
Hapja e sërishme e ambasadës vjen pas marrëdhënieve të përmirësuara mes dy rivaleve nga Lindja e Afërt dhe marrëvehsjes së papritur me ndërmjetësim të Kinës të nënshkruar më 10 mars për ripërtëritje të marrëdhënënieve.
Teherani dhe Riadi i ndërprenë marrëdhëniet në vitin 2016, pasi që demonstuesit i sulmuan përfaqësitë diplomatike saudite në Iran për shkak të ekzekutimit të një imami shiit nga ana e Riadit.
Irani sërish e hapi misionin diplomatik në Riad më 6 qershor, me ceremoni zyrtare. Teherani emëroi edhe ambasador, prëderisa Riadi ende nuk e kabërë atë në iran. ab/
Foto: МIА arkivi