Arabia Saudite dhe Indonezia nënshkruan marrëveshje në vlerë rreth 27 miliardë dollarë
- Arabia Saudite dhe Indonezia kanë nënshkruar marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi me vlerë rreth 27 miliardë dollarë, njoftuan mediat saudite. Marrëveshjet janë midis kompanive të sektorit privat në disa fusha, duke përfshirë energjinë e pastër dhe industrinë e rafinimit të naftës.
- Post By Sara Ademi
- 08:42, 3 korrik, 2025
Riad, 3 korrik 2025 (MIA) - Arabia Saudite dhe Indonezia kanë nënshkruar marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi me vlerë rreth 27 miliardë dollarë, njoftuan mediat saudite. Marrëveshjet janë midis kompanive të sektorit privat në disa fusha, duke përfshirë energjinë e pastër dhe industrinë e rafinimit të naftës.
Presidenti indonezian Prabovo Subianto mbërriti dje në mbretëri për një vizitë dhe u takua me princin e Kurorës Saudite Mohamed bin Salman.
Të dy vendet ranë dakord gjithashtu të forcojnë bashkëpunimin në furnizimin me naftë të papërpunuar dhe derivateve të saj, të përmirësojnë furnizimin me energji dhe të bashkëpunojnë më shumë në burimet natyrore në përgjithësi.
Qarkullimi tregtar midis Arabisë Saudite dhe Indonezisë në pesë vitet e fundit arriti në rreth 31.5 miliardë dollarë. sa/
foto: EPA