APKE: Asanzhi ishte i burgosur politik në Britani të Madhe
- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) sot miratoi një rezolutë me të cilën pranohet se themeluesi i Uikiliksit, Xhulijan Asanzh ishte i burgosur politik në Britani të Madhe.
- Post By Sara Ademi
- 19:00, 2 tetor, 2024
Strasburg, 2 tetor 2024 (MIA) - Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) sot miratoi një rezolutë me të cilën pranohet se themeluesi i Uikiliksit, Xhulijan Asanzh ishte i burgosur politik në Britani të Madhe.
Për rezolutën në APKE votuan 88 deputetë, kundër u shprehën 12, ndërsa 20 ishin të përmbajtur. Në draft-rezolutën "Arrestimi dhe dënimi i Xhulijan Asanzhit dhe ndikimi i tyre frikësues ndaj të drejtave të njeriut" theksohet rëndësia e lirisë së mediave dhe citohet se "trajtimi i ashpër i Xhulijan Asanzhit, i cili kohë më parë ishte liruar nga paraburgimi pas më shumë se një dekadë ndjekjeje të motivuar politikisht për punën e tij si gazetar", meriton vëmendje të veçantë.
Në rezolutë mirëpritet lirimi i Asanzhit, por edhe shprehet brengë se "trajtimi në mënyrë disproporcionale i ashpër" ndaj tij "krijon një efekt të rrezikshëm frikësues dhe klimë të vetëcenzurës që prek të gjithë gazetarët, botuesit dhe të tjerët që raportojnë për çështje thelbësore për funksionimin e një shoqërie demokratike".
APKE thekson se është e shqetësuar nga raportet se CIA në mënyrë të fshehtë e ka frikësuar Asanzhin në Ambasadën e Ekuadorit në Londër dhe se "gjoja ka zhvilluar plane për ta helmuar ose madje ta vrasë" në Britani të Madhe.
Në të njëjtën kohë, shpreh keqardhje që autoritetet britanike, siç është theksuar "nuk arritën në mënyrë efikase ta mbrojnë lirinë e shprehjes së Asanzhit dhe të drejtën e lirisë, duke u nënshtruar në një paraburgim të gjatë në burg me shkallë të lartë të sigurisë, edhe krahas natyrës politike të akuzave më serioze kundër tij".
Paraburgimi i tij për shkak të ekstradimit larg e tejkaloi kohën e mençur të pranueshme për atë qëllim, theksohet në rezolutë. sa/
foto: Arkivi i MIA-s