Apel për kursimin e ujit, rritja e konsumit shkakton ndërprerje
- Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup u bën apel qytetarëve për përdorim racional të ujit të pijshëm, për shkak të konsumit të rritur jashtëzakonisht shumë i cili tejkalon 350.000 metra kub në ditë.
- Post By Ramize Qamili
- 10:40, 8 gusht, 2025
Shkup, 8 gusht 2025 (MIA) - Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup u bën apel qytetarëve për përdorim racional të ujit të pijshëm, për shkak të konsumit të rritur jashtëzakonisht shumë i cili tejkalon 350.000 metra kub në ditë.
Nga ndërmarrja theksojnë se një konsum kaq i shtuar dhe i pakontrolluar i ujit, veçanërisht në periudhën e verës, prish seriozisht stabilitetin e sistemit të furnizimit me ujë. Si rezultat, sistemi funksionon me presion të reduktuar dhe pjesë të qytetit përballen me ndërprerje të herëpashershme të furnizimit me ujë.
Qytetarëve u kërkohet të shmangin ujitjen e lëndinave dhe oborreve, freskimin e rrugëve, si dhe të gjitha format e shpërdorimit të panevojshëm të ujit gjatë ditëve të nxehta.
Njëkohësisht, NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" u bën thirrje banorëve të Shkupit, nëse vërejnë rrjedhje të ujit, menjëherë të raportojnë në numrin e telefonit 02 3073 010, përmes emailit në kontakt@vodovod-skopje.com.mk, ose në ueb faqen e internetit ëëë.vodovod-skopje.com.mk. rq/
Foto: arkivi i MIA-s