• e premte, 05 dhjetor 2025

Apel nga NP Ujësjellës dhe Kanalizim që shkupjanët ta përdorin ujin në mënyrë racionale dhe me kujdes

Apel nga NP Ujësjellës dhe Kanalizim që shkupjanët ta përdorin ujin në mënyrë racionale dhe me kujdes

Shkup, 9 gusht 2025 (MIA) - NP Ujësjellës dhe Kanalizim - Shkup u bën apel banorëve të Shkupit që ta përdorin ujin e pijshëm në mënyrë racionale dhe me kujdes për shkak të konsumit jashtëzakonisht të rritur.

"Prodhimi ditor arrin mbi 350.000 metra kub ujë. U bëjmë apel qytetarëve të Qytetit të Shkupit që ta përdorin dhe shfrytëzojnë ujin e pijshëm në mënyrë racionale, pra të shmangin ujitjen e sipërfaqeve më të mëdha, freskimin e oborreve, rrugëve dhe shpërdorimin e panevojshëm të ujit gjatë ditëve të nxehta", njoftoi ndërmarrja publike.

Theksojnë se "konsumi kaq shumë i rritur dhe i pakontrolluar i ujit në baza ditore shkakton prishje të stabilitetit të sistemit të furnizimit me ujë".

"Si rezultat i të gjitha këtyre, sistemi i furnizimit me ujë i qytetit funksionon me presion të reduktuar dhe me ndërprerje të herëpashershme të ujit në pjesë të qytetit", thuhet në apelin e Ujësjellësit të Shkupit.

Kompania u bën thirrje qytetarëve të kryeqytetit, nëse vërejnë ndonjë rrjedhje uji, ta raportojnë atë në numrin e telefonit 02 3073 010 ose në kontakt@vodovod-skopje.com.mk dhe www.vodovod-skopje.com.mk  mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR