• e shtunë, 23 nëntor 2024

Anushiq: Shërbimi ushtarak në Kroaci do të zgjasë dy muaj

Anushiq: Shërbimi ushtarak në Kroaci do të zgjasë dy muaj

Zagreb, 16 gusht 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri kroat dhe ministër i Mbrojtjes, Ivan Anushiq deklaroi se shërbimi ushtarak, i cili, prej 1 janarit të vitit të ardhshëm kthehet si obligim ndaj vendit, do të zgjasë dy muaj.

"Afati ushtaral do të zgjasë dy muaj, do të fillojë prej 1 janarit 2025 dhe thjeshtë do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që kemi bërë deri më tani në komunikimin me opinionin. I rritëm rrogat për ushtarët, nënoficerët dhe oficerët, të drejtat e tyre materiale, jo vetëm përmes të ardhurave personale, por edhe përmes mëditjeve dhe gjithçka që u tkaon", deklaroi Anushiq për RTL kroat.

Në vitin 2008 Kroacia përkohësisht e ndërpreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe prej atëherë ai është vullnetar. Megjithatë, pas agresionit rus ndaj Ukrainës dhe situatës gjithnjë e më të rëndë ushtarako-politike, Kroacia filloi të mendojë për kthim të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Lidhur me ribalancin e buxhetit shtetëror, Anushiq për RTL sqaroi se forcat e armatisura kroate po pajisen dhe modernizohen, po organizohen sipas pritjeve dhe marrëveshjeve me aleatët e NATO-s.

"Mendoj se do të kemi pasqyrë shumë më të mirë, më të fuqishme dhe më cilësore për forcat e armatosura se deri më tani. Biseduam me ministrin e Financave dhe erdhëm në konkludim se nuk ka hapësirë për kursim në modernizimin dhe pajsijen e forcave të armatosura. Ky është qëndrimi i Qeverisë dhe i politikës, sepse rrethanat në të cilat ndodhemi, nuk lejojnë kursim", konkludoi Anushiq, transmetoi gazeta e Zagrebit "Jutarnji list". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR