• e hënë, 23 dhjetor 2024

Anulohet vizita e planifikuar e Derek Shole në Ballkanin Perëndimor

Anulohet vizita e planifikuar e Derek Shole në Ballkanin Perëndimor

Uashington, 30 korrik 2023 (MIA) - Këshilltari i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Shole i anuloi vizitat e planifikuara në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, shkruan KosovaPres, duke iu referuar Bekim Kupinës, këshilltar i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi) për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”, ka bërë të ditur Kupina.

Mediumet e Kosovës, paraprakisht këtë muaj publikuan se Shole, së bashku me senatorin amerikan Kris Marfi dhe disa anëtarë të Komitetit për siguri kombëtare të Senatit amerikan, pritet ta vizitojnë Kosovën më 30 dhe 31 korrik. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR