• e hënë, 23 dhjetor 2024

Anulohet seanca gjyqësore për Pendikov, mbrojtja e të pandehurit e lëshoi seancën

Anulohet seanca gjyqësore për Pendikov, mbrojtja e të pandehurit e lëshoi seancën

Ohër, 31 maj 2023 (MIA) - Prokuroria ka dërguar dëshmi të reja mjekësore në rastin me Hristian Pendikov kundër të pandehurit të parë Ilija Spaseski, pas së cilës mbrojtja kërkoi anulim të seancës që t'i analizojë dëshmitë, por gjykatësi Bojan Martinoski nuk lejoi. Avokatët e të akuzuarit e lëshuan seancën, ndërsa Spaseski tha se nuk dëshiron të mbrohet vetë dhe kërkoi anulim.

Gjykatësi i dha mësim të pandehurit Spaseski se nëse nuk angazhon avokat për seancën e ardhshme, kjo do të mbahet. Seanca, siç theksoi gjykatësi Martinoski do të mbahet dhe nëse mbrojtësit e sapoangazhuar ose aktualë e lëshojnë sallën në atë mënyrë.

Përfaqësuesi i Pendikov, avokati Stefan Kamishevski konsideron se nga aspekti i procesit, mbrojtja ka të drejtë të kërkojë anulim, sepse ka pasur plotësim të ekspertizës mjekësore. Mjekimi, theksoi, se ende zgjat edhe dokumtenacioni mjekësor është dorëzuar më vonë. Ai konfirmoi se ekziston edhe një sulmues i Pendilkov, që është parë edhe në xhirimin që është nxjerrë si dëshmi në gjykatë.

I pyetur për atë se në cilën gjuhë do ta japë deklaratën Pendikov, përfaqësuesi i tij tha se do ta japë në gjuhën maqedonase dhe se do të jetë i pranishëm në seancën e ardhshme të caktuar për më 12 korriik

"Ai ka lindur këtu, ka kryer arsimin fillor dhe kjo supozon se e zotëron shkëlqyeshëm gjuhën maqedonase. Ai ka gjasa të jetë i pranishëm në seancën e ardhshme. Meqenëse trajtimi i tij është ende në vazhdim. Lëndimet janë të rënda dhe ka vështirësi në udhëtim", tha Kamishevski.

Edhe pse avokati i tij nuk lejoi pyetje për Pendikovin gjatë pyetjeve të gazetarëve për shëndetin e tij, ai tha se është më mirë dhe se e presin më shumë ekzaminime.

"Shpresoj se do të mund të udhëtoj më 12 korrik dhe dua ta ushtroj të drejtën time për pjesëmarrje, sepse është e nevojshme të bashkëpunojmë me gjykatën", tha Pendikov.

Ai nuk kishte frikë për sigurinë e tij, por nënvizoi se nuk ishte një ndjenjë e mirë që ka marrë pas 20-30 kërcënimeve në rrjetet sociale.

Dimitria Coboski, avokati i të akuzuarit Ilija Spaseski, thotë se veprimi i daljes nga salla e gjyqit është revoltë ndaj gjykatës që nuk i ka dhënë mundësinë të analizojnë provat e reja mjekësore.

Ai theksoi se gjykata ka pasur disa presione, sepse e drejta themelore e mbrojtjes ishte që t'i kishte të gjitha provat.

Sipas tij, rasti Pendikov ka shkaktuar problem ndërkombëtar dhe evropian.

Ngjarja me Hristijan Pendikov ka ndodhur më 19 janar në një objekt gastronomik në bregun e Liqenit të Ohrit në Ohër. Rasti shkaktoi tensione në marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit. Pas trajtimit në Bullgari, ai mori edhe nënshtetësi bullgare, të cilën ia dorëzoi nënkryetarja e Bullgarisë Iliana Jotova. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR