• e hënë, 23 dhjetor 2024

Antonov: Rusia nuk planifikon të sulmojë anije civile në Detin e Zi

Antonov: Rusia nuk planifikon të sulmojë anije civile në Detin e Zi

Uashington, 20 korrik 2023 (MIA) - Rusia nuk planifikon të sulmojë anije civile në Detin e Zi, përkundër pretendimeve të Shteteve të Bashkuara, tha sot ambasadori rus në Uashington, Anatolij Antonov.

Moska njoftoi një ditë më parë se do t'i konsiderojë të gjitha anijet që udhëtojnë në portet e Ukrainës si transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake dhe pjesëmarrëse në luftë nga pala ukrainase.

Rusia e publikoi këtë pasi hoqi dorë nga marrëveshja njëvjeçare që lejonte eksporte të sigurta të grurit ukrainas gjë që u bë e pamundur nga lufta.

Duke komentuar vendimin, Shtëpia e Bardhë tha se Rusia mund të zgjerojë sulmet e saj ndaj kapanoneve të Ukrainës dhe transportit civil në Detin e Zi.

Shtëpia e Bardhë shprehu sot "shqetësim të thellë" për sulmet ruse në atë det.

"Ne jemi thellësisht të shqetësuar për atë që po shohim tani në Detin e Zi," tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Olivia Dalton, duke vënë në dukje se sulmet ruse në qytetet port kanë vazhduar për tre ditë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR