• e diel, 22 dhjetor 2024

Antonov: Rusia dhe SHBA-ja përdorin kanal efikas për shkëmbimin e të burgosurve

Antonov: Rusia dhe SHBA-ja përdorin kanal efikas për shkëmbimin e të burgosurve

 Uashington, 17 gusht 2023 (MIA) - Ambasadori rus në SHBA, Anatolij Antonov deklaroi se Moska dhe Uashingtoni përdorin një kanal efektiv për shkëmbimin e të burgosurve.

 Ambasadori Antonov e deklaroi këtë derisa e komentoi rastin e dy amerikanëve, gazetarëve të Uollstrit zhurnal Evan Gershkoviç dhe Pol Vilan, të cilët ishin të burgosur në Rusi.

 “Çështjen e shkëmbimit të të burgosurve e zgjedhin organet e autorizuara për të cilat presidentët ranë dakord në vitin 2021", publikoi Antonov në kanalin e tij zyrtar Telegram.

 Ai shtoi se "kanali special ka rezultuar si efektiv" duke menduar  në shkëmbimin e  të burgosurve të dilerit rus të armëve Viktor But dhe pilotit rus Konstantin Joroshenko në këmbim të yllit të basketbollit amerikan Britni Griner dhe ish-marinsit amerikan Trevor Rid vitin e kaluar.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR