• e hënë, 23 dhjetor 2024

Antonov: incidentin me dronin në Detin e Zi e cilëson si provokim

Antonov: incidentin me dronin në Detin e Zi e cilëson si provokim

Moskë, 15 mars 2023 (MIA) - Moska konsideron se incidenti me aeroplanin luftarak rus "Su-27" dhe fluturaken ushtarake amerikane pa pilot mbi Detin e Zi është provokim, kumtuan mbrëmë mediumet shtetërore ruse, duke iu referuar deklaratës së ambasadorit të Rusisë në Uashington, Anatolij Antonov.

"Këtë incident e konsiderojmë si provokim", tha Antonov pasi që ishte thirrur nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Droni ushtarak amerikan "MQ09" u rrëzua dje pasdite në Detin e Zi pasi që aeroplani rus "Su-27" e goditi helikën e tij, kumtoi Pentagoni, që është incidenti i këtillë i parë pas invazionit rus ndaj Ukrainës prej para më shumë se një viti.

Rusia mohoi çfarëdo lloj kontakti dhe ha se droni është rrëzuar pas "një manovre të ashpër".

Mediumet ruse transmetuan se Antonov deklaroi se takimi i tij në Departamentin amerikan të Shtetit ishte "konstruktiv" dhe se nuk është hapur çështja për "pasoja" të mundshme për Moskën pas incidentit.

"Sa na përket neve, ne nuk dëshirojmë çfarëdo lloj konfrontimi mes SHBA-së dhe Rusisë. ne jemi për ndërtim të marrëdhënieve pragmatike për të mirën e popullit rus dhe atij amerikan", tha Antonov. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR