• e premte, 05 dhjetor 2025

Antonio Tajani: Planet ushtarake të Izraelit kërcënojnë ta shndërrojnë Gazën në Vietnam

Antonio Tajani: Planet ushtarake të Izraelit kërcënojnë ta shndërrojnë Gazën në Vietnam

Romë, 10 gusht 2025 (MIA) - Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani paralajmëroi se "planet ushtarake të Izraelit kërcënojnë ta shndërrojnë Rripin e Gazës në Vietnam".

Shefi i diplomacisë italiane e porositi Izraeëin t'i dëgjojë paralajmërimet që vijnë nga armata izraelite (IDF) kundër fillimit të një fushate të gjerë ushtarake për pushtimin e tërë Rripit të Gazës.

"Invazioni ndaj gazës kanosë të bëhet Vietnam për ushtarët izraelitë", tha Tajani në intervistë për gazetën ditore "Mesaxhero".

Prej fillimit të luftës kundër grupit militant Hamas në Rripin e Gazës, pjesëtarët e armatës izraelite vranë 61.430 palestinezë, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë në enklavën e okupuar palestineze. Në kumtesë ceket se në 24 orët e kaluar, janë vrarë 61 persona", lajmëroi Al Xhazira.

Së paku 35 persona janë vrarë duke tentuar të marrin ndihmë humanitare, ndërsa edhe 363 janë lënduar, duke prëfshirë 304 persona të cilët tentuan të marrin ndihma humanitare, shtohet në kumtesë. ab/

Fotо ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR