• e premte, 05 dhjetor 2025

Antonio Koshta për vizitë treditore në Brazil

Antonio Koshta për vizitë treditore në Brazil

Bruksel, 27 maj 2025 (MIA) - Kryetari i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta nga sot deri të enjten do ta vizitojë Brazilin, me qëllim forcimin e partneritetit evropian-brazilian dhe fillimin e dialogut për investimet.

"Brazili nuk është vetëm një mik i ngushtë, por edhe një partner strategjik për BE-në. Është një lojtar global dhe aleati ynë kryesor në promovimin e demokracisë, multilateralizmit dhe formësimin e një bote më të drejtë dhe më të qëndrueshme. Në një kohë kur këto vlera po sfidohen globalisht, është edhe më e rëndësishme që vende si Brazili dhe Bashkimi Evropian të bashkohen për t'i mbështetur ato", tha Koshta përpara vizitës.

Ai vlerësoi se vizita e tij është një mundësi për të thelluar bashkëpunimin midis BE-së dhe Brazilit dhe për të punuar më tej së bashku mbi një agjendë globale ambicioze që do të jetë në dobi si të njerëzve ashtu dhe Planetit.

"Së bashku investojmë në besim, qëndrueshmëri dhe rend ndërkombëtar të rrënjosur në bashkëpunim, jo ​​në konfrontim”, theksoi Koshta.

Gjatë qëndrimit në Brazilia, Koshta do të takohet me presidentin e Brazilit, Luiz Inasio Lula da Silva. Siç informojnë nga Këshilli Evropian, në takimin me Lula da Silva, Koshta do të përqendrohet në forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe sektorial, veçanërisht në prag të presidencës së ardhshme të Brazilit në KOP30.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR