• e premte, 05 dhjetor 2025

Antonio Koshta në takim me liderë rajonal dhe afaristë në Barcelonë

Antonio Koshta në takim me liderë rajonal dhe afaristë në Barcelonë

Bruksel, 5 maj 2025 (MIA) - Kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në qytetin spanjoll Barcelonë, ku do të keët takime me liderë rajonal politik dhe përfaqësues të sektorit industrial dhe hulumtues në sferat e industrisë automobilistike, inteligjencës artificiale dhe inovacioneve.

"Evropa ndodhet në udhëkryq kyç. Në një epokë të definaur nga ndikimet gjeopolitike, ndryshimet teknologjike dhe sfidat klimatike, poërgjigja jonë duhet të jetë e guximshme dhe e unike. Inovacioni është gur-themel i konkurrencës së Evropës në skenën globale. Me padurim e pres vizitën time në Barcelonë dhe prej dorës së parë të shoh se çka mund të arrijë BE-ja me investim në zgjidhje invoative dhe zhvillim strategjik industrial. Kështu mund të sigurojmë Evropë më të fuqishme, prosperuese dhe më rezistente për gjeneratat e ardhshme", deklaroi Koshta në prag të vizitës.

Siç kumtoi Këshilli i Evropës, vizita e Koshtës e cekë rolin e rëndësishëm që e luajnë rajonet evropiane, siç është Katalonja, në avancimin e mëtutjeshëm të integrimit evropian dhe kontributin drejt prioriteteve strategjike të BE-së.

Më pas, Koshta do të flasë në takimin vjetor të organizatës qytetare Rrethi ekonomik (CDE), me ç'rast do të flasë për bashkëpunimin e biznesit, komunitetit akademik dhe administratës publike në formimin e diskursit publik për sfidat kryesore dhe mundësitë për përparim ekonomik, social dhe politik, si dhe për përgjigjen e BE-së nmdaj ndikimeve gjeopolitike.

Është paraparë Koshta të tkaohet edhe me kryetarin e Qeverisë rjaonale katalonase, Salvador Ija i Roka me të cilin do të bisedojë për çështjet aktuale evropiane dhe lokale dhe për rolin e Katalonjës si një prej rajoneve ekonomike më të indsutrializuara n ë Evropën Jugore.

Koshta do t'i vizitojë edhe Qendrën për superkompjuterë në Barcelonë (BSC) dhe sinkotronin ALBA, të cilët janë mes institucioneve kryesore hulumtuese në Evropë në sferën e inovacioneve digjitale dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR