• e hënë, 23 dhjetor 2024

Anketa: Harris dhe Tramp në garë të barabartë për zgjedhjet presidenciale, me numër të zvogëluar të votuesve të papërcaktuar

Anketa: Harris dhe Tramp në garë të barabartë për zgjedhjet presidenciale, me numër të zvogëluar të votuesve të papërcaktuar

Uashington, 21 tetor 2024 (MIA) - Në dy javë fushatë para zgjedhjeve, nënpresidentja Kamala Harris dhe ish presidenti Donald Tramp po garojnë pothuaj të barabartë në shtatë shtetet vendosëse federale, votat elektorale të të cilëve me siguri do të përcaktojnë presidentin e ardhshëm të SHBA-së.

Për dallim nga anketa e tillë paraprake, e bërë në pranverë, tani ka numër më të vogël të votuesve të papërcaktuar.

E zbatuar në gjysmën e parë të tetorit midis 5.000 votuesve të regjistruar, anketa e "Uashington post" dhe shkolla "Shar" tregon se 47 për qind e të anketuarve mbështesin Harrisin, ndërsa numër i njëjtë i të anketuarve janë për Trampin. Nga ata që thanë se me siguri do të votojnë, 49 për qind janë për Harrisin, ndërsa 48 për qind mbështetën Trampin.

Mbështetja për Trampin është pothuaj e pandryshuar në gjashtë shtetet kyçe pas anketës me të njëjtën metodologji të mbajtur pesë muaj më parë, dhe është 48 për qind, por pozicioni i Harrisit është për gjashtë pikë procentuale më i lartë se 41 për qind që i fitoi presidenti Xho Bajden, si kandidat i atëhershëm. Ndërkohë Bajden u tërhoq nga gara dhe u zëvendësua nga Harris.

Krahas votuesve në shtetet kyçe, anketa është përqëndruar edhe në një grup të konsiderueshëm votuesish të regjistruar, të cilët janë ende të papërcaktuar për cilin kandidat të votojnë dhe historia e votimit të të cilëve lë vend për dyshime nëse do të votojnë këtë vjeshtë.

Rreth tre të katërtat e votuesve në shtetet kyçe thonë se me siguri do të votojnë për Harris ose Tramp (74 për qind). Kjo është rritje prej 58 për qind në mesin e votuesve, të cilët ishin të vendosur të votonin për Bajdenin ose për Trampin.

Përqindja e votuesve të papërcaktuar ka rënë nga 42 për qind në 26 për qind në pesë muajt e fundit.

Anketa tregon se rreth 21 për qind e votuesve të mundshëm thanë se janë ende të pavendosur nëse do të votojnë për Harrisin ose për Trampin. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR