• e premte, 22 nëntor 2024

Anketë: Shumica e gjermanëve nuk dëshirojnë Gjermania të jetë lider ushtarak në Evropë

Anketë: Shumica e gjermanëve nuk dëshirojnë Gjermania të jetë lider ushtarak në Evropë

Berlin, 18 tetor 2022 (MIA) - Shumica e gjermanëve, pra 68 për qind e tyre, nuk duan që vendi i tyre të jetë lider ushtarak në Evropë, tregon një sondazh i ri i opinionit publik nga Instituti Publik Kantar, i porositur nga fondacioni Kerber.

Gjithashtu, sondazhi tregoi se rreth 80 për qind e gjermanëve kanë frikë se lufta në Ukrainë mund të përhapet në territorin e vendeve anëtare të NATO-s, të shteteve baltike apo Polonisë, raporton Dojçe Vele.

Më shumë se një e treta e gjermanëve, ose 69 për qind e të anketuarve, kanë frikë nga një sulm bërthamor rus, 31 për qind e të anketuarve janë “shumë” të shqetësuar, ndërsa 38 për qind janë “më pak” të shqetësuar.

Shumica e gjermanëve të anketuar mbështesin forcimin afatgjatë të Bundesverit – 60 për qind e qytetarëve mbështesin shpenzimet më të larta të mbrojtjes.

Pavarësisht shtrëngimit të situatës në botë, rreth 52 për qind e të anketuarve ende dëshirojnë që Gjermania të jetë e përmbajtur ndërkombëtarisht.

Në këtë drejtim, nuk ka ndryshuar shumë nga opinioni i gjermanëve në vitin 2017, përcjell Dojçe Vele.

Kjo përkon me rezultatet e një sondazhi aktual nga “Dojçlandtrend“, sipas të cilit shumica e gjermanëve mbështesin përpjekjet më të mëdha diplomatike për t'i dhënë fund luftës, shtoi Dojçe Vele.

Instituti për kërkime politike dhe sociale “Kantar Pablik” ka anketuar 1088 qytetarë mbi moshën tetëmbëdhjetë vjeç, në periudhën nga 2 deri më 11 gusht të këtij viti. qa/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR