• e hënë, 23 dhjetor 2024

Anketë: Rejtingu i Bajdenit ende është rreth 40 për qind

Anketë: Rejtingu i Bajdenit ende është rreth 40 për qind

Uashington, 12 korrik 2023 (MIA) - Rejtingu i presidentit amerikan Xho Bajden në fillim të muajit është rreth 40 për qind, që është afër niveleve më të ulëta pasi u bë president i shtetit, tregojnë rezultatet e sondazhit më të ri të Rojters/Ipsos.

Anketa treditëshe onlajn, ku amerikanët u përgjigjën nëse ata e miratojnë mënyrën në të cilën Bajden e kryen funksionin e presidentit, tregon një rënie të vogël të përgjigjeve pozitive nga muaji paraprak, kur ato ishin 41 për qind.

Pjesa më e madhe e të anketuarve e theksuan ekonominë e vendit si burim kryesor të brengës, ndërsa për 15 për qind problem kryesor janë krimi dhe korrupsioni.

Rejtingu i Bajdenit është identik me atë të paraardhësit të tij Donald Tramp në fazën e njejtë të mandatit të tij.

Rreth një numër i barabartë i të anketuarve mbështesin dhe nuk e miratojnë vendimin e Gjykatës së Lartë muajin e kaluar për t'i dhënë fund programit të faljes së kredisë studentore të Bajden, me 49 përqind që e miratuan masën dhe 48 për qind kundërshtuan.

Gjashtëdhjetë për qind e të anketuarve deklaruan se e mbështesin vendimin e gjykatës për të ndaluar kolegjet që të marrin parasysh racën gjatë pranimit të studentëve.

Anketa e Rojters/Ipsos është zbatuar onlajn në gjuhën angleze, duke anketuar 1.028 qytetarë të rritur. sa/ 

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR