Anketë: Rënie e rejtingut të SYRIZA-s
- Rejtingu i SYRIZA-s është ulur dhe gara e ngushtë me PASOK për pozitën e dytë, Demokracia e Re qeveritare është stabile në vend të parë, ndërsa Micotakis për gjysmën e të anketuarve është më adekuat për kryeministër, tregojnë rezultatet e hulumtimit të mendimit publik në Greqi zbatuar nga agjencia "GPO" për televizionin "Star", lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Sara Ademi
- 08:50, 26 tetor, 2023

Athinë, 26 tetor 2023 (MIA) - Rejtingu i SYRIZA-s është ulur dhe gara e ngushtë me PASOK për pozitën e dytë, Demokracia e Re qeveritare është stabile në vend të parë, ndërsa Micotakis për gjysmën e të anketuarve është më adekuat për kryeministër, tregojnë rezultatet e hulumtimit të mendimit publik në Greqi zbatuar nga agjencia "GPO" për televizionin "Star", lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Pas zgjedhjes së Stefanos Kaselakis për lider të SYRIZA-s, 70,6 për qind e të anketuarve besojnë se (me siguri) partia opozitare më e madhe greke shkon në drejtim të gabuar, ndërsa ata që do të votonin SYRIZA-n në zgjedhjet e ardhshme, thonë se partia është në drejtimin e duhur.
Lidhur me dislokimin e forcave, Demokracia e Re merr 36,6 për qind, 3,7 për qind me shumë se SYRIZA, e cila ka 2,9 për qind, ndërsa pastaj vijon PASOK me 11,9 për qind.
Për situatën në Lindjen e Afërt, pothuajse nëntë nga dhjetë të anketuarit shprehin brengë, ndërsa 65,4 për qind besojnë se Greqia duhet të mbajë një pozicion rreptësisht neutral. sa/