• e premte, 05 dhjetor 2025

Anketë: Një e katërta e britanikëve konsiderojnë se Trampi është më i rrezikshëm se organizatat terroriste

Anketë: Një e katërta e britanikëve konsiderojnë se Trampi është më i rrezikshëm se organizatat terroriste

Londër, 8 maj 2025 (MIA) – Rezultatet e anketës së fundit tregojnë se Presidenti amerikan, Donald Tramp, është një kërcënim më i madh për sigurinë e Britanisë së Madhe se organizatat terroriste.

Njëzet e katër për qind e të anketuarve britanikë u përgjigjën se Trampi është kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare, ndërsa 22 për qind u përgjigjën se ato janë organizatat terroriste.

Ndërsa Tramp si rrezik është menjëherë pas Rusisë, për të cilën u deklaruan 34 për qind.

Pothuajse gjysma e britanikëve presin që Tramp do ta përkeqësojë ekonominë britanike (47 për qind), ndërsa 45 për qind mendojnë se ai do të dëmtojë sigurinë dhe mbrojtjen e Britanisë së Madhe.

Në anketën e "Xhe El Partners" (JL Paretners) janë anketuar 2.209 persona nga 14 deri 19 mars. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR