• e diel, 22 dhjetor 2024

Anketë: Koalicioni i Netanjahut nuk do të mbetet në pushtet

Anketë: Koalicioni i Netanjahut nuk do të mbetet në pushtet

Jerusalem, 22 janar 2024 (MIA) - Anketat e fundit tregojnë se partia konservatore Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu mund të jetë e dyta nëse zgjedhjet mbahen sot, por me më pak vende deputetësh nga partia fituese.

Përveç kësaj, koalicioni që tani ai e udhëheq nuk do të fitojë vende të mjaftueshme në Parlament (Kneset) që të mbetet në pushtet.

Beni Ganc, ish ministër i Mbrojtjes dhe kryeshef i Shtabit të përgjithshëm, që iu bashkua Netanjahut në kabinetin ushtarak, do të jetë fituesi më i madh, siaps anketës së TV Kanal 13.

Partia për Unitet kombëtar e Gancit do të fitojë 37 mandate, ndërsa Likud e Netanjahut 16 nëse ai e udhëheq atë parti politike.

Partia Jesh Atid (Ka një të ardhme) e ish kryeministrit Jair Lapid do të fitojë 14 vende deputetësh.

Një shumicë e vogël prej 53 për qind e të anketuarve deklaruan se interesat personale të Netanjahut janë shtytësi kryesor i veprimeve të tij në luftë, ndërsa një e treta, 33 për qind, besojnë se ai udhëhiqet nga interesat kombëtare.

Izraelitët për herë të fundit votuan më 1 nëntor të vitit 2022, ndërsa zgjedhjet e ardhshme janë caktuar për më 27 tetor të vitit 2026.

Megjithatë, shumica presin zgjedhjet të mbahen këtë vit.

Rezultatet e këtij hulumtimi në masë të madhe janë në përputhje me sondazhet tjera të mendimit publik të kryera pas sulmit të Hamasit ndaj izraelit më 7 tetor, publikoi Si-En-En. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR