• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Anketë: Franca, Spanja dhe Serbia më së shumti e pengojnë integrimin evropian të Kosovës

Anketë: Franca, Spanja dhe Serbia më së shumti e pengojnë integrimin evropian të Kosovës

Prishtinë, 17 tetor 2023 (MIA) - Franca, Spanja dhe Serbia vlerësohen si vende të cilat më së shumti e pengojnë Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian, tregoi hulumtimi "Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian: perceptimet e qytetarëve të Kosovës", të zbatuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike në Prishtinë (PIPS) dhe lëvizja Fol.

Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, sipas rezultateve të hulumtimit, të cilat ishin prezantuar sot, Gjermania konsiderohet si mbështetëse kryesore e Kosovës në rrugën e integrimeve.

Rreth 39 për qind nga 1.200 të anketurit - prej të cilëve 800 shqiptarë, 200 serbë dhe 200 pjesëtarë të pakicave të tjera, në të gjitha 38 komunat - kanë thënë se besojnë se Kosova mund të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030, përderisa 31 për qind besojnë se kjo do të ndodhë deri në vitin 2025. 

Madje 62 për qind e të anketuarve nuk kanë vizituar asnjë vend nga zona Shengen, përderisa 38 për qind vlerësojnë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do t'i ndihmonte Kosovës që të integrohet. 

Të anketuarit e shohin kryeministrin Albin Kurtin si më të përgatitur dhe politikan me kontribut më të madh në lidhje me integrimin e Kosovës në BE. 

Institucionet gjyqësore të anketuarit i vlerësojnë si më të përgatitura për integrimin në BE, me 55 për qind, ndërsa i ndjekin partitë politike me 47 për qind. 

Në pyetjen se cila parti politike vlerësohet si më e përgatitur që t'i nxisë reformat në Kosovë drejt BE-së, pjesa më e madhe e të anketuarve janë përgjigjur se ajo është partia në pushtet Vetëvendosje. Megjithatë, duhet të kemi parasysh se rreth 46 për qind e të anketuarve aspak nuk kanë dashur të flasin për partitë politike. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR