• e premte, 22 nëntor 2024

Anketë e JuGov: Shumica e konservatorëve britanikë janë për dorëheqjen e kryeministres Tras

Anketë e JuGov: Shumica e konservatorëve britanikë janë për dorëheqjen e kryeministres Tras
Londër, 18 tetor 2022 (MIA) - Shumica e anëtarëve të Partisë Konservatore Britanike besojnë se kryeministrja Liz Trasi duhet të japë dorëheqje, tregon anketa e fundit të JuGov ( YouGov). Sipas anketës së agjencisë, 55 për qind e konservatorëve konsiderojnë se Trasi duhet të largohet, duke përfshirë 39 për qind të anëtarëve të Partisë Konservatore që votuan për të këtë verë, shkruan Gardijani. Në pyetjen se kush duhet ta zëvendësojë Trasin nëse jep dorëheqje në javët e ardhshme, 32 për qind e të anketuarve u përgjigjën - Boris Xhonsoni, 23 për qind kanë vendosur për Rishi Sunakun dhe 10 për qind për Ben Valasin. Madje 59 për qind e konservatorëve ishin për atë që Xhonsoni të tërhiqet nga funksioni i kryeministrit, tregoi anketa i JuGov këtë verë, pak para se ai të shpallte vendimin e tij për të dhënë dorëheqje nga funksioni i kryeministrit. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR