• e hënë, 23 dhjetor 2024

Anketë: Beni Ganc do ta mundte Netanjahun nëse zgjedhjet në Izrael do të mbaheshin sot

Anketë: Beni Ganc do ta mundte Netanjahun nëse zgjedhjet në Izrael do të mbaheshin sot

Tel Aviv, 14 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Beni Ganc do të mundte kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, tregon anketa e publikuar disa ditë pasi partia e Ganc u largua nga qeveria.

Sipas asaj ankete, Ganc do të fitonte 41 për qind të votave, ndërsa 35 për qind të votave do të shkonte për Netanjahun, transmeton Tajms of Israel.

Pothuajse gjysma e të anketuarve, 42 për qind e tyre, thanë se do të mbështesnin Gancin si lider të ri, ndërsa kryetari i partisë së djathtë Izraeli është shtëpia jonë, Avigdor Lieberman, sipas anketës, ka vetëm dy për qind më shumë vota sesa Netanjahu. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR