• e hënë, 23 dhjetor 2024

Anketë: Amerikanët frikësohen se situata po del jashtë kontrolli

Anketë: Amerikanët frikësohen se situata po del jashtë kontrolli

Uashington, 17 korrik 2024 (MIA) - Rezultatet nga anketa më e re e Rojters dhe Ipsos tregojnë se amerikanët kanë frikë se situata po del jashtë kontrolli pas atentatit të pasuksesshëm ndaj Donald Trampit, si dhe se po rritet shqetësimi se pas zgjedhjeve më 5 nëntor mund të ketë dhunë të madhe politike. 

Anketa tregon edhe se kandidati republikan presidencial Tramp ka përparësi margjinale mes votuesve të regjistruar nga 43 përkundër 41 për qind para presidentit demokrat Xho Bajden.

Përparësia tregon se përpjekja për vrasjen e Trampit nuk ka shkaktuar ndryshim të madh në disponimin e votuesve.

Megjithatë, 80 për qind e votuesve, duke përfshirë edhe demokratët dhe republikanët, theksuan se pajtohen me deklaratën se "situata në vend del jashtë kontrollit".

Me anketën dyditore ishin anketuar 1.202 amerikanë të rritur në nivel kombëtar, duke përfshirë edhe 992 votues të regjistruar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR