Anijet luftarake franceze kanë kapur dronë në Detin e Kuq
- Anijet luftarake franceze në Detin e Kuq kapën dhe shkatërruan dy dronë që vinin nga territori i Jemenit, kumtoi Ministria Franceze e Mbrojtjes.
- Post By Sara Ademi
- 18:30, 20 shkurt, 2024

Paris, 20 shkurt 2024 (MIA) - Anijet luftarake franceze në Detin e Kuq kapën dhe shkatërruan dy dronë që vinin nga territori i Jemenit, kumtoi Ministria Franceze e Mbrojtjes.
"Në natën midis 19 dhe 20 shkurtit, fregatat franceze me shumë funksione kapën sulme të shumta me dronë nga Jemeni në zonat e tyre të patrullimit në Gjirin e Adenit dhe në Detin e Kuq jugor. Dy drone u shënjestruan dhe u shkatërruan", thuhet në kumtesë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s