Anija ushtarake shqiptare "Butrinti" mori pjesë në aksionin e shpëtimit të 55 emigrantëve në Detin Egje
- Anija shqiptare "Butrinti" edhe njëherë tregoi profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje. Së bashku me anije greke dhe turke, ekuipazhi i anijes "Butrinti" shpëtoi 55 emigrantë nga një barkë gome, të cilët rrezikonin të mbyteshin në Detin Egje, kumtoi në profiline tij në Fejsbuk ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:39, 9 korrik, 2023

Tiranë, 9 korrik 2023 (MIA) - Anija shqiptare "Butrinti" edhe njëherë tregoi profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje. Së bashku me anije greke dhe turke, ekuipazhi i anijes "Butrinti" shpëtoi 55 emigrantë nga një barkë gome, të cilët rrezikonin të mbyteshin në Detin Egje, kumtoi në profiline tij në Fejsbuk ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Thekson se në këtë aksion shpëtimi u ttregua përkushtimi i paluhatshëm për parandalim të humbjes së jetëve njerëzore dhe gatishmërisë për të ndihmuar në situata të këtilla urgjente. ab/