• e hënë, 23 dhjetor 2024

Anija me grurin ukrainas nesër mbërrin në portin libanez Tripoli

Anija me grurin ukrainas nesër mbërrin në portin libanez Tripoli
Bejrut, 6 gusht 2022 (MIA)  – Anija "Razoni" me grurin ukrainas që lundron nën flamurin e Siera Leones nesër do të mbërrijë në portin libanez Tripoli, njofton gazeta "Al Akbar", duke iu referuar një burimi të ambasadës ukrainase në Bejrut. Anija "Razoni" do t'i dërgojë 26.000 tonë grurë për një klient libanez, transmeton agjencia Tass. Anija "Razoni" të hënën në mëngjes lundroi nga porti ukrainas Odesa. Anëtarët e Qendrës së përbashkët koordinuese për eksportimin e grurit nga Ukraina, selia e së cilës ndodhet në Stamboll, të mërkurën bënë kontroll të anijes. Më 22 korrik Rusia, Ukraina, Turqia dhe KBE-ja në Stamboll nënshkruan një pako me masa drejtuar drejt zgjidhjes së çështjes për dërgesën e ushqimit dhe plehrave në tregjet botërore. Në bazë të marrëveshjes formohet edhe qendra koordinuese përfaqësuesit e së cilës angazhohen për kontrollin e anijeve me grurë që të parandalohet kontrabandimi i armëve.

QËNDRONI TË LIDHUR