• e mërkurë, 28 gusht 2024

Anija kozmike "Spejs iks" me katër astronautë niset për në Agjencinë ndërkombëtare hapësinore

Anija kozmike

Uashington, 26 gusht 2023 (MIA) - Anija kozmike "Kru Dragon“ (Crew Dragon)  e kompanisë "Spejs iks" të Ilon Mask u ngrit sot për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) nga Qendra Hapësinore Kenedi në Florida, kumtoi NASA.

Anëtarët e misionit "Kru-7" janë astronauti i NASA-s, Xhasmin Mogbeli, astronauti i Agjencisë Evropiane Hapësinore, Andreas Mogensen, kozmonauti i Roskosmos, Konstantin Borisov dhe astronauti i Agjencisë Hapësinore Japoneze Satoshi Furukava, transmeton Tass.

Anija kozmike është planifikuar të ulet në MVS në orën 14:50 sipas kohës së Evropës Qendrore.

Ekuipazhi i "Kru-7" do të marrë pjesë në më shumë se 200 eksperimente shkencore që, ndër të tjera, përfshijnë mbledhjen e mostrave mikrobike nga pjesa e jashtme e MVS-së dhe studimin e gjumit të astronautëve. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR