• e shtunë, 29 qershor 2024

Anglia kundër Spanjës në finalen e Kampionatit botëror për futbolliste

Anglia kundër Spanjës në finalen e Kampionatit botëror për futbolliste

Sidne, 16 gusht 2023 (MIA) - Kombëtarja e Anglisë do të luajë në finalen e Kampionatit botëror të futbollit për ferma, pasi që pasdite në gjysmëfinalen e dytë e mundi kombëtaren e Australisë me 3:1.

Golat për ekipin fitues i shënuan Ela Tun në minutën e 36-të, Loren Hemp në minutën e 71-të dhe Alesia Ruso në minutën e 86-të. Bashkëorganizatori i kampinatit u gëzua me barazimin e rezultatit pas golit të Samanta Ker në minutën e 63-të.

Në finalen e tyre të parë të Botërorit, anglezet do të përballen me reprezentacionin e Spanjës.

Ndeshja për trofeun e Kampionatit botëror të femrave për futbolliste është caktuar për të dielën (20 gusht) në ora 12 në Sidnej.

Paraprakisht, më 19 gusht nga ora 10 në ndeshjen për vendin e tretë do të përballen Suedia dhe Anglia. mb/

Foto: FIFA

QËNDRONI TË LIDHUR