Angelov: QMK-ja e gatshme si asnjëherë më parë, për shtatë ditë ka shuar mbi dhjetë zjarre serioze
- Post By Fortuna Bakija
- 18:29, 21 korrik, 2022
Shkup, 21 korrik 2022 (MIA) – Qendra për menaxhim me kriza është e gatshme si asnjëherë më parë që të përballet me zjarret, deklaroi drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov, duke theksuar se në shtatë ditët e fundit ka psur më shumë se dhjetë zjarre serioze në territorin e shtetit, por të gjitha janë shuar shpejt dhe prandaj qytetarët nuk jnaë nël dijeni për to.
Ai në paraqitjen e sontme televizive në “Sitel”, theksoi se er-traktorët janë nën kompetencë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim. Sipas informacioneve të Angelovit, nga tre er-traktorët, njëri është funksional, ndërsa i dyti pritet të sillet nga operatori, ndërSa i tretipo servisohet.
"Kemi dy helikopterë funksionalë të Armatës, të pajisura, me ekuipazh me përvojë. Këta helikopterë u treguan jashtëzakonisht të rëndësishëm vitin e kaluar. Që nga ky vit një helikopter i MPB-së është trajnuar për shuarjen e zjarreve. Pra, një helikopter dhe një avion më shumë se vitin e kaluar. Përveç kësaj, kemi 820 zjarrfikës profesionistë, 200 vullnetarë të zjarrfikësve. Krahas zjarrfikësve kemi 60 automjete, 45 cisterna, pastaj fuoristradë me kapacitet prej 500 600 litrash, të cilat mund të lëvizin në terrene të vështira për të depërtuar", theksoi Angelov.
Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, theksoi se për shuarjen e zjarreve përveç pajisjeve, shumë i rëndësishëm është edhe faktori njerëzor.
"Ka një rregull ushtarak - derisa këpuca ushtarake nuk shkelë në fushën e betejës, beteja nuk është e fituar, e njëjta vlen edhe për zjarret, derisa këpuca e një zjarrfikësi nuk shkel në tokë, zjarri nuk shuhet, helikopterët dhe aeroplanëlt ndihmojnë në shuarje, por njerëzit janë ata të cilët e shuajnë plotësisht, e shuajnë dhe pastaj kanë kujdes që i njëjti zjarr të mos aktivizohet dhe të ndizet dhe të përhapet", informoi Stojançe Angelov. fb/