Angellovska-Bezhoska: Raporti i FMN-së tregon transparencë të lartë të Bankës Popullore
- Me ftesë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska prezanton përvojat pozitive nga vlerësimi i transparencës së Bankës Popullore në përputhje me standardet më të fundit të transparencës së FMN-së. Në aktivitetin e cila mbahet në Institutin e Vjenës morën pjesë edhe ekspertë të FMN-së dhe Bankës Qendrore të Zvicrës, njofton Banka Popullore.
Shkup, 20 qershor 2024 (MIA) - Me ftesë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska prezanton përvojat pozitive nga vlerësimi i transparencës së Bankës Popullore në përputhje me standardet më të fundit të transparencës së FMN-së. Në aktivitetin e cila mbahet në Institutin e Vjenës morën pjesë edhe ekspertë të FMN-së dhe Bankës Qendrore të Zvicrës, njofton Banka Popullore.
Nga aty shtojnë se FMN në Raportin e vlerësimit të transparencës ka konstatuar se Banka Popullore praktikon nivel të lartë të transparencës. Kjo, thonë nga Banka Popullore, kontribuon në besimin e lartë të publikut tek ky institucion, duke ruajtur pavarësinë dhe efektivitetin e politikave të tij.
Duke iu referuar më hollësisht gjendjes në ekonominë vendase, guvernatorja Angellovska-Bezhoska theksoi reagimin pozitiv nga përmirësimi i komunikimit dhe transparencës në punën e Bankës Popullore, që kontribuon në rritjen e efektivitetit në zbatimin e politikave makroekonomike, si dhe besueshmërinë e institucionit.
"Banka Popullore është e përkushtuar në përmirësimin e transparencës, përmes komunikimit gjithëpërfshirës, të qartë, të thjeshtësuar dhe në kohë, që është bazë për ndërtimin e besimit dhe përballjen me sukses të sfidave në këtë periudhë krize. Vitet e fundit, rritet vazhdimisht numri i njoftimeve për publikun, i cili është më i lartë për 30% në krahasim me vitin 2018, madje numri i daljeve publike të drejtuesve të Bankës është rritur mbi 6 herë dhe ato u drejtohen grupeve të ndryshme. Një vend kryesor në këtë fushë zë edukimi financiar i publikut, për të cilin në vitin 2022 u krijua drejtori e posaçme në Bankën Popullore. Numri i aktiviteteve në këtë sferë po rritet vazhdimisht përmes organizimit të punëtorive, trajnimeve, ligjëratave dhe publikimit të broshurave edukative për të ngritur nivelin e edukimit financiar në vend", theksoi guvernatorja. qa/
Foto: Banka Popullore