• e hënë, 23 dhjetor 2024

Angellovska-Bezhoska në konferencën në Tiranë: Sistemet bankare në rajon kanë kapacitet të mbështesin konvergjencën e përshpejtuar

Angellovska-Bezhoska në konferencën në Tiranë: Sistemet bankare në rajon kanë kapacitet të mbështesin konvergjencën e përshpejtuar

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) – Viteve të fundit ka pasur konvergjencë të të ardhurave në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por kjo është zhvilluar ngadalë. Për përshpejtimin e saj rëndësi të veçantë ka ballafaqimi me pengesat strukturore, për çka është e rëndësishme edhe mbështetja nga sistemi financiar, ka thënë guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska në panel- diskutimin e guvernatorëve të rajonit të mbajtur në Tiranë, organizuar nga Banka Qendrore e Shqipërisë dhe Asociacioni i institucioneve financiare të Shqipërisë.

Në panel diskutimin kanë marrë pjesë edhe zëvendësguvernatori Fadil Bajrami si dhe guvernatori i Shqipërisë, guvernatori i Kosovës dhe zëvendësguvernatori i Malit të Zi. Panel diskutimin e ka drejtuar Paul Tomsen, ish drejtor i Departamentit të Evropës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

"Konvergjenca e të ardhurave në rajon, nga viti 2019 e deri tani është përshpejtuar mesatarisht me rreth 2.6 pikë përqindje që është dukshëm më i ngadaltë krahasuar me periudhën para krizës financiare globale. Niveli momental i të ardhurave në rajon është ende i ulët dhe arrin rreth 42 për qind të të ardhurave në BE. Arsyet për konvergjencën e ngadaltë janë kryesisht strukturore dhe mund të lidhen me tre faktorë afatgjatë të rritjes: kapitali njerëzor, kapitali fizik dhe produktiviteti. Nga këtu, përshpejtimi i konvergjencës imponon nevojën e përshpejtimit të reformave strukturore, proces që kushton shtrenjtë dhe kërkon burime adekuate financiare", thuhet në komunikatën e Bankës Popullore.

Sipas guvernatores, është shumë e rëndësishme që sistemi bankar mirë është përballuar me goditjet e mëparshme dhe ka arritur të forcojë kapacitetet e saj për të ofruar mbështetjen adekuate financiare për rritjen e ekonomisë.

"Një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi mund të jetë anëtarësimi në Zonën e vetme të pagesave euro SEPA, me të cilën sistemi ynë do të jetë më i integruar në sistemin evropian të pagesave, duke siguruar përfitime të shumta për qytetarët dhe kompanitë", theksoi guvernatorja Angellovska-Bezhoska. 

Foto: Banka Popullore

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR