Angellovska-Bezhoska - Dreksler: Banka Popullore ka nivel të lartë të harmonizimit me rregulloren evropiane
- Banka Popullore është e përkushtuar në harmonizimin e rregulloreve dhe praktikave vendore në punën e saj me legjislacionin dhe kornizën e Bashkimit Evropian, me çka e rëndësisë së madhe është bashkëpunimi me institucionet e Republikës Federale të Gjermanisë, është thënë në takimin e mbajtur mes guvernatores Anita Angellovska-Bezhoska, zëvendës guvernatorëve të Bankës Popullore dhe ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler.
- Post By Fami Bajrami
- 11:32, 21 tetor, 2023
Shkup, 21 tetor 2023 (MIA) - Banka Popullore është e përkushtuar në harmonizimin e rregulloreve dhe praktikave vendore në punën e saj me legjislacionin dhe kornizën e Bashkimit Evropian, me çka e rëndësisë së madhe është bashkëpunimi me institucionet e Republikës Federale të Gjermanisë, është thënë në takimin e mbajtur mes guvernatores Anita Angellovska-Bezhoska, zëvendës guvernatorëve të Bankës Popullore dhe ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler.
Gjatë viteve të kaluara, siç u theksua në takim, është arritur një bashkëpunim i frytshëm ndërmjet Bankës sonë Qendrore dhe Bankës Qendrore të Gjermanisë (Dojçe bank), përmes të cilit është ofruar mbështetje mbi forcimin e kapaciteteve institucionale përmes avancimit të politikave analitike dhe përmes transferimit të standardeve më të mira ndërkombëtare dhe evropiane në praktikat kombëtare.
"Sipas raportit vjetor të Komisionit Evropian, Banka Popullore ka nivel të lartë të harmonizimit në fushën e politikës monetare me rregulloret evropiane, si dhe në sferën e sistemit bankar. Por, rregullativa evropiane është duke u avancuar vazhdimisht dhe për këtë arsye është e nevojshme të vazhdohet me risitë e këtilla, është thënë mes tjerash në takim.
Perspektivat evropiane, siç theksohet në kumtesën e BP-së, janë të një rëndësie të madhe strategjike për Bankën Popullore. Prandaj, Banka Popullore është e angazhuar aktivisht në përgatitjen dhe zbatimin e programeve të rregullta të reformave ekonomike dhe dokumenteve të tjera strategjike për integrim në BE.
"Njëherësh, Banka Popullore është duke punuar vazhdimisht në vendosjen në kohë të standardeve evropiane në sferën e sistemit financiar. Kjo njihet edhe nga institucionet relevante evropiane. Sipas vlerësimeve të tyre, Banka Popullore ka një nivel të lartë të harmonizimit në sferat që janë nën juridiksionin e saj, veçanërisht në sferën e sistemit bankar. Kështu, Komisioni Evropian në vitin 2021 konstatoi se kuadri i vendosur mbikëqyrës dhe rregullator për krijimin dhe funksionimin e bankave është në përputhje me standardet e përcaktuara në Bashkimin Evropian. I njëjtë është edhe vlerësimi i Komitetit të ekspertëve të Këshillit të Evropës për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit ("Manival") me të cilin është konfirmuar se sistemi i licencimit dhe mbikëqyrjes së Bankës Popullore përmbush standardet ndërkombëtare për luftë kundër larjes së parave dhe financimit të terrorizmit. Në sferën e shërbimeve pagesore, me Ligjin e ri për Shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave transponohet një numër i madh i direktivave dhe rregulloreve të Bashkimit Evropian të cilat krijojnë kushte për zgjerimin e listës së ofruesve të shërbimeve të pagesave dhe shërbimeve pagesore. Banka Popullore ka ndërmarrë aktivitete të shumta për krijimin e parakushteve për zbatimin e ligjit të ri, zbatimi i të cilit ka filluar në fillim të vitit 2023", thuhet në kumtesën e Bankës Popullore.
Foto: Banka Popullore