• e shtunë, 23 nëntor 2024

Angellovska - Bezhoska për MIA-n: Me përfshirjen në SEPA deri në pagesa më të lira dhe më të shpejta ndërkufitare në euro

Angellovska - Bezhoska për MIA-n: Me përfshirjen në SEPA deri në pagesa më të lira dhe më të shpejta ndërkufitare në euro

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Banka Popullore po përgatitet që në Këshillin Evropian ta parashtrojë aplikimin për anëtarësimin e vendit në Zonën e vetme për pagesa në euro - SEPA që do tu mundësojë qytetarëve dhe kompanive të marrin pagesa më të lira dhe më të shpejta ndërkufitare në euro.

SEPA është nismë e Industrisë Evropiane Bankare dhe Pagesore e përfaqësuar nga Këshilli Evropian për Pagesa, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe institucionet e tjera të Bashkimit Evropian (BE) dhe Eurosistemit, për rritjen e efikasitetit të pagesave në euro dhe zhvillim të mëtutjeshëm dhe thellimin e tregut të përbashkët evropian. 

Qytetarët dhe firmat nga vendet anëtare mund të bëjnë pagesa në euro me para jo të gatshme, përmes transfereve të kredive, duke përfshirë edhe pagesa të shpejta dhe huamarrje të drejtpërdrejta në çdo vend anëtar të SEPA, në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe efikase dhe me shpenzime të njëjta si edhe pagesat vendore. 

Me anëtarësimin e vendit në SEPA, qytetarët dhe kompanitë do të kenë shpenzime më të vogla për transaksionet ndërkufitare të cilat do të mund t'i kryejnë në afat prej një ditë pune, ndërsa te pagesat e shpejta, transferi i mjeteve pagesore do të bëhet për më së shumti 10 sekonda në çdo kohë të ditës, për fundjava dhe festa. 

"Për qytetarët dhe kompanitë, anëtarësimi në SEPA do të thotë, para së gjithash, mënyrë më e lirë, më e shpejtë, e sigurt, e thjeshtë dhe efikase (e barabartë me pagesat kombëtare) për pagesat pa para të gatshme në euro në vendet anëtare të SEPA-s. Një përfitim kyç është ulja e konsiderueshme e pritur e shpenzimeve  për transaksionet ndërkufitare me këto vende, e cila është veçanërisht e rëndësishme për remitancat nga emigrantët dhe punëtorët e përkohshëm jashtë vendit, të cilat janë të rëndësishme për ekonominë maqedonase. Rregulloret e standardizuara të aplikuara në SEPA kontribuojnë edhe në nivele më të larta të mbrojtjes dhe transparencës së konsumatorit, duke siguruar qasje të barabartë për të gjithë ofruesit e shërbimeve të pagesave dhe me çmime konkurruese, sqaron në një deklaratë për MIA-n guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska.

Me anëtarësimin në SEPA, bankat vendore do të bëhen pjesëmarrëse të drejtpërdrejta në sistemet e pagesave që operojnë në SEPA, që praktikisht do të thotë se do të shmangin të ashtuquajturat marrëveshjet komplekse që bankat kanë tani, të cilat nga ana tjetër do të kërkojnë transferim më të lirë dhe më të shpejtë të fondeve. Konkretisht, tani bankat kanë hapur të ashtuquajturat llogaritë në bankat e huaja ku mbajnë aktive likuide dhe në rast se klienti dëshiron të bëjë transferim fondesh te një marrës jashtë vendit, transferimi i mjeteve financiare kryhet pikërisht nga këto llogari nëse marrësi ka një llogari në atë të bankë të huaj. Por shpeshherë marrësit kanë llogari në një bankë të ndryshme nga banka korrespondente, kjo është arsyeja pse ajo bankë përdor marrëdhëniet e saj korrespondente me bankat e tjera për të transferuar fondet te marrësi përfundimtar.

"Kjo kushtëzon nevojën e ruajtjes së vazhdueshme të mjeteve të larta likuide nga ana e bankave, të cilat zakonisht nuk janë mjet i ndonjë kompensimi, por gjithashtu edhe më shumë kohë dhe shpenzime të bankave për realizim të pagesës, ndërsa me gjithë këtë edhe shpenzime më të larta për qytetarët dhe kompanitë", thekson Angellovska - Bezhoska. 

Për kompanitë, SEPA do të nënkuptojë qasje të fuqizuar në tregun e BE-së, sepse më lehtë do të mund të përfshihen në tregtinë ndërkufitare me mallra dhe shërbime në vendet e sferës SEPA. Efikasiteti i pagesave në zonën SEPA e ul edhe shfrytëzimin e e parave të gatshme, duke e promovuar përdorimin e mënyrave digjitale të pagesës dhe duke e mbështetur tranzicionin drejt shoqërisë digjitale. 

"Rrjedhat ekonomike të vendit tonë janë të lidhura fort me anëtarët e SEPA-s. Mbi dy të tretat (71 për qind) e vlerës totale të tregtisë së jashtme të vendit në vitin 2023 realizohet me anëtarët e SEPA-s, duke arritur në 101 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Shumica e pagesave të vendit tonë me vendet e tjera bëhen në euro. Në vitin 2023, përmes bankave vendase, 87 për qind e totalit të pagesave dalëse, pra 77 për qind e totalit të pagesave hyrëse me vendet e tjera, janë bërë në euro. Me anëtarësimin në SEPA do të thjeshtësohet dhe shkurtohet procedura për këto pagesa dhe me këtë do të zvogëlohen shpenzimet për qytetarët dhe kompanitë", thekson Angellovska-Bezhoska.

Parashtrimi i aplikimit hap historik

Parashtrimi i aplikimit për anëtarësim në SEPA, sipas Bankës Popullore, është hap historik për vendin, i cili do të sigurojë kushte të reja, më të mira për bashkëpunim ndërkombëtar, tregti dhe investime. 

Vetë aplikimi, thotë Angellovska - Bezhoska, është rezultat i aktiviteteve shumëvjeçare dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në vend, si dhe në mbështetjen nga institucionet ndërkombëtare. 

"Këto përpjekje tashmë rezultuan me arritje të rëndësishme në harmonizimin e rregullores vendore me atë të BE-së, në pjesën e shërbimeve pagesore dhe sistemeve të pagesave, parandalimin e pastrimit të parave, lëvizjes së lirë të kapitalit dhe mbrojtjes së të dhënave personale, si dhe zbatim efikas të kësaj rregullore", thekson guvernatorja e Bankës Popullore. 

Aktivitetet për anëtarësimin e vendit në SEPA filluan në vitin 2021 në kuadër të projektit rajonal "Modernizim i pagesave për vendet e Ballkanit Perëndimor", i cili rrjedh nga Nisma e Berlinit, me qëllim që t'i zhvillojë marrëdhëniet financiare dhe ekonomike mes vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian. 

Guvernatorja thekson se aktivitetet intensive të Bankës Popullore për fillimin e procesit të integrimit në vendit në SEPA, gjegjësisht kanë filluar me harmonizimin e kornizës juridike vendore në sferën pagesore dhe sisteme pagesore në fillim të vitit të kaluar. 

Në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian publikoi edhe Plan të ri për zgjerim të Ballkanit Perëndimor, me çka një nga prioritetet është anëtarësimi i vendeve të rajonit në SEPA. 

Pritjet janë se pas parashtrimit të aplikimit, Këshilli Evropian për pagesa do të japë vlerësim formal dhe do të vendosë për qasjen e vendit në SEPA. 

"Krahas pritjes së vendimit pozitiv për qasje, bankat në vend do të duhet të punojnë për përshtatjen e sistemeve të tyre me kërkesat teknike për qasjenë sistemet e pagesave në zonën SEPA. Pra, aderimi efektiv në zonën SEPA do të ndodhë pas marrjes së vendimit pozitiv nga Këshilli Evropian i Pagesave dhe përfshirjes së ofruesve vendorë të shërbimeve të pagesave në sistemet e pagesave në zonën SEPA", thotë guvernatorja e Bankës Popullore.

SEPA filloi të realizohet në vitin 2008. Ka 36 vende anëtare. Përveç 27 vendet anëtare të BE-së, në të marrin pjesë edhe nëntë vende evropiane të cilët nuk janë në Union (Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Islanda, Zvicra, Lihtenshtajni, San Marino, Monako, Vatikani dhe Andora). 

Biljana Anastasova - Kostiq

QËNDRONI TË LIDHUR