• e premte, 26 korrik 2024

Angellov: Zjarri në afërsi të Radovishit tashmë është vënë nën kontroll, 15 zjarre aktive

Angellov: Zjarri në afërsi të Radovishit tashmë është vënë nën kontroll, 15 zjarre aktive

Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angellov, përmes një video deklarate njoftoi se së bashku me Shtabin kryesor për menaxhim me kriza, mëngjesin e sotëm kanë mbajtur brifing me pilotët vendas dhe të huaj duke marrë pjesë në shuarjen e zjarrit. Informoi edhe për gjendjen me zjarret.

"Herët në mëngjes në orën 5 është zhvilluar një konferencë me pilotët vendas dhe të huaj që marrin pjesë në shuarjen e zjarreve. Herët në mëngjes, helikopteri i madh serb është ngritur me pesë tonë ujë në drejtim të zjarrit në Radovish dhe lirisht mund të them se ky zjarr në afërsi të Radovishit dhe fshatit Shturovë tashmë është vënë nën kontroll të plotë. Një helikopter malazez dhe një helikopter policor operojnë në territorin e Komunës së Çashkës afër fshatrave Jabollçishtë i Epërm dhe i Poshtëm. Një helikopter policor dhe tre “erë traktorë” të EMSH-së operojnë në territorin e Komunës së Rosomanit afër fshatit Sirkovë. Atyre në çdo moment duhet t'u bashkohet një “kanader” kroat, i cili ka shfaqur disa dobësi dhe këto duhen hequr në çdo moment. Në Lisec do të operojë një “spartak” rumun, i cili do të hedhë pesë tonë bomba uji", thotë Angellov.

Potencoi se një pjesë e ekuipazhit të fluturakes ndjehet i lodhur dhe për shkak të rregullave të ashpra të aviacionit nuk kanë mundur të fluturojnë këtë mëngjes. Njoftoi se pasdite do të kenë në dispozicion forca shtesë.

Angellov informoi se në seancën e djeshme të mbajtur në Negotinë, në të cilën kanë marrë pjesë edhe kryetarët e komunave nga rajonet e përfshira me zjarre, është sjellë konkluzion për rritje të numrit të pjesëtarëve të Armatës për ndihmë në përballjen me zjarret. 

"Herët në mëngjes, presidentja nënshkroi një dekret që na jep 300 pjesëtarë të Armatës për të ndihmuar në luftimin e zjarreve. Edhe numri i punonjësve të policisë është rritur me 30 pjesëtarë. Ne gjithashtu kemi sot në dispozicion 60 anëtarë të Njësisë së shpërndarjes së shpejtë", tha ai.

Angellov potencoi se momentalisht ka rreth 15 zjarre aktive. mb/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR