Angellov: Tre zjarre aktive për momentin, këto ditë nga 20 deri në 30 zjarre në hapësirë të hapur
- Në përgjithësi këto ditë kemi të paktën 20, ndërsa në disa vende deri në 30 zjarre në hapësirë të hapur, disa prej të tyre zakonisht janë zjarre pyjore. Në këtë moment, në territorin e vendit, deri më tani kemi pasur pesë zjarre në hapësirë të hapur, dy prej të cilave janë shuar plotësisht, tre janë aktivë, informoi pasditen e sotme në konferencën për shtyp, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov.
- Post By Ramize Qamili
- 15:51, 15 gusht, 2025
Shkup, 15 gusht 2025 (MIA) - Në përgjithësi këto ditë kemi të paktën 20, ndërsa në disa vende deri në 30 zjarre në hapësirë të hapur, disa prej të tyre zakonisht janë zjarre pyjore. Në këtë moment, në territorin e vendit, deri më tani kemi pasur pesë zjarre në hapësirë të hapur, dy prej të cilave janë shuar plotësisht, tre janë aktivë, informoi pasditen e sotme në konferencën për shtyp, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov.
Për zjarrin që me ditë po përhapet në territorin e vendit, konkretisht në "Jasen", ai tha se në një pjesë situata është shumë e keqe, djegia është intensifikuar me rritjen e temperaturave. Për zjarrin, autoritetet besojnë se sipas të gjitha gjasave është shkaktuar nga rrufeja, sepse siç sqaroi Angellovi, "kushdo që kishte një motiv për të vënë zjarr, do ta bënte atë më afër rrugës".
Zjarri i dytë, i cili ishte i vështirë për t’u shuar i cili gjithashtu po digjet prej disa ditësh, herë pas here u vu nën kontroll të plotë, pastaj u ndez. Zjarri tani ka arritur në zonën e fshatit Jazhincë, komuna e Jegunocës.
"Por unë besoj më shumë në zjarrvënie të qëllimshme sepse thjesht nuk mund të riaktivizohet vetë pas disa ditësh - përsëri të riaktivizohet", shton Angellovi.
Zjarri i tretë aktiv për momentin, që Angellovi e përshkroi si "zjarr në zhvillim" është në komunën e Dollnenit, në zonën e fshatrave Llazhani dhe Sredorek.
"Gjithashtu, po punohet në një terren shumë të vështirë për t’u shuar. Shpresoj se sot do të vihet nën kontroll. Por, ky zjarr mund të bëhet edhe një sfidë e madhe", theksoi Angellovi.
Ai theksoi se të gjitha ekipet në terren po përballen me sakrificë, duke dhënë gjithçka nga vetja.
"Duhet të theksoj se çdo ditë kemi mbështetje të fortë nga kryeministri dhe Qeveria, sepse gjithçka që na nevojitet në aspektin e burimeve, ndërsa që shteti i ka në dispozicion e marrim në kohë rekord", shtoi Angellovi.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ai potencoi se çdo ditë hasin prova të zjarrvënies së qëllimshme.
"Ministria e Punëve të Brendshme po punon për të hedhur dritë në këto raste. Por, duhet të theksoj se një nga rastet më të vështira për t’u vërtetuar është pikërisht vënia e zjarreve, sepse me zjarrin digjen edhe gjurmët. Por, ka disa video-incizime, do t’i dëgjoni, mendoj se gjatë ditës së sotme, dje një person u kap duke i vënë zjarr. Por, ajo që po ndodh është alarmante sepse, nëse numri i zjarreve në këtë moment do të ishte pesë, jam i sigurt se deri në mbrëmje do të ketë mbi njëzet. Diçka që është - absurde. Pa faktorin njeri, ato nuk mund të shkaktohen", thotë drejtori i DMSH-së.
Ai kujtoi se nuk jemi i vetmi vend që përballet momentalisht me zjarre.
"Nëse qytetarët nuk na ndihmojnë, nuk janë më të kujdesshëm dhe nuk raportojnë të gjitha sjelljet e dyshimta, kjo betejë do të vazhdojë gjatë gjithë gushtit, ndërsa mundet dhe deri në shtator. Javën e ardhshme presim sasi të caktuar të shiut që do të na qetësojë pak", ka thënë drejtori i DMSH-së. rq/
Foto dhe video: MIA