• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Angellov: Sot 12 zjarre në qiell të hapur, katër nga të cilët janë plotësisht të shuar, ndërsa tre janë vendosur nën kontroll

Angellov: Sot 12 zjarre në qiell të hapur, katër nga të cilët janë plotësisht të shuar, ndërsa tre janë vendosur nën kontroll

Shkup, 10 gusht 2024 (MIA) - Deri në ora 13:00 të ditës së sotme në ambiente të jashtme janë gjithsej 12 zjarre, katër nga të cilat janë shuar plotësisht, ndërsa tre janë vënë nën kontroll, ndërsa pesë janë ende aktive, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QKK), Stojançe Angellov.

"Theksi edhe një herë ishte në shuarjen e zjarrit të madh në territorin e Makedonski Brodit, për të cilin punojmë më shumë se 20 ditë. Sot ky zjarr po përhapet në tre krahë. Këmbimi i parë është në drejtim të pellgut të Belicës, ku operojmë me dy traktorë ajrore dhe forca tokësore. Këmbimi i dytë është duke lëvizur në drejtim të vendbanimit Kozjak, por kjo pjsë pothuajse është shuar, ndërsa mbi lagjen turistike është vendosur brezi i zjarrit i cili nuk do të lejojë që zjarri të përfshijë shtëpitë në pushimore", tha Angellov. 

Ai theksoi se dje në marrëveshje me ekipin hungarez të zjarrfikësve është bërë kundërzjarr në brezin e zjarrit që zjarri të mos kalojë mbi barin në pushimoren.

Në territorin e Makedonski Brodit, siç tha ai, ka një zjarr edhe në afërsi të fshatit Pllasnicë, ku janë duke operuar dy er-traktorë qipriotë.

Aktiv gjatë ditës së sotme është edhe zjarri në malin e Galiçicës, duke lëvizur nga maja e Magaros në drejtim të vendbanimit Stenjë. Dhe këtu operojnë me dy er-traktorë.

Ai theksoi se kur pilotët fluturojnë mbi territorin e vendit, nëse vërejnë diku tym, raportojnë në Kontrollin e trafikut ajror, gjë që ndihmon më tej për të reaguar shpejt. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR