• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Angellov: Presim që gjatë ditës të kemi kontroll të plotë mbi zjarrin në zonën e Maleshevës

Angellov: Presim që gjatë ditës të kemi kontroll të plotë mbi zjarrin në zonën e Maleshevës
Shkup, 22 korrik 2022 (MIA) – Janë përfshirë më shumë se 50 hektarë pyll të degraduar të ahut dhe dushkut nga zjarri që e përfshiu rajonin e Maleshevës, në kufirin ndërmjet fshatrave Mitrashinci dhe Budinarci. Fatmirësisht zjarri është duke lëvizur poshtë në tokë,  dhe presim që gjatë ditës të kemi kontroll të plotë mbi zjarrin, më së voni deri nesër, deklaroi Për MIA-n drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellovi i cili sot mori pjesë në vendin i cili ishte përfshirë në zjarr. "Zjarri është shfaqur gjatë orëve të pasdites së ditës së djeshme, ndërsa ka shpërthyer në orët e vona të pasdites. Ka zënë një sipërfaqe të madhe dhe kërcënoi të shndërrohej në një zjarr jashtëzakonisht të rrezikshëm. Vlerësimi fillestar është se janë përfshirë më shumë se 50 hektarë pyll të degraduar të ahut dhe dushkut, një pjesë e pyllit që është përfshirë më parë është prerë dhe ka shumë degë të shpërndara", theksoi Angellovi. Siç theksoi, një pjesë e madhe e drunjve të larta nga ahu dhe lisi mbijetojnë, nuk janë të dëmtuara. Angellovi informoi se sot herët në mëngjes menjëherë pas orës 5 ka filluar të operojë një helikopter i policisë, i cili në mënyrë jashtëzakonisht të saktë  me vedrën e tij ka hedhur ujin atje ku ka pasur më shumë nevojë dhe kanë arritur në orët e hershme të mëngjesit ta mposhtin zjarrin e parë dhe të vendosin kontroll të pjesshëm. “Para pak minutash ka filluar të operojë edhe një aeroplan i DMSH, i cili me një hedhje jashtëzakonisht të saktë të ujit ka goditur vendin ku kemi pasur flakë edhe më të mëdha”, tha drejtori i QMK-së. Angellovi shprehu falënderim dhe urime për pilotët e Maqedonisë së Veriut, por edhe për zjarrfikësit të cilët marrin pjesë në shuarjen e zjarrit. Shuarja, siç tha ai, me siguri do të zgjasë më shumë, sepse në disa vende digjen trungje, digjen drunj të trashë të cilat shuhen vështirë dhe duhet më shumë kohë që të digjen. Angellovi theksoi se në radhë të parë është siguria e qytetarëve dhe e zjarrfikësve. Theksoi se dëmi nga ky zjarr në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohet me dëmin nga zjarri të vitit të kaluar dhe u bëri apel qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Bekim Maksuti i cili sot së bashku me Angellovin mori pjesë në vendin e djegur, theksoi se ka një bashkëpunim të mirë ndërmjet institucioneve, para së gjithash me QMK-në, me vetëqeverisjen lokale,  por edhe me shoqata vullnetare të përfshira në shuarjen e zjarrit. Ai në deklaratën për MIA-n  ka përmendur se edhe për momentin operon, dhe i njëjti do të operojë deri në shuarjen e zjarrit, i cili tani është vënë nën kontroll, ndërsa plotësisht do të vihet nën kontroll, sipas vlerësimeve të tij, më së voni deri nesër. Maksuti u bëri thirrje qytetarëve të jenë më të kujdesshëm që të mos vijë në shpërthim të zjarrit, por edhe të raportojnë nëse vërejnë diçka të dyshimtë apo megjithatë, siç tha, edhe vetë ata të përfshihen në shuarjen vullnetare të zjarreve së bashku me të gjithë faktorët të cilët janë në terren. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR