• e premte, 05 dhjetor 2025

Angellov përcolli ekipin e aviacionit të helikopterit "Blek hok" nga Çekia

Angellov përcolli ekipin e aviacionit të helikopterit

Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Nga vendi ynë sot largohen shtatë anëtarë të ekipit të aviacionit nga Republika e Çekisë të cilët ndihmuan në përballjen me stuhitë e zjarrit me helikopterët e tyre "Blek hok".

Siç informon Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), në emër të Qeverisë së Maqedonisë dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, drejtori i DMSH-së dhe udhëheqësia e Shtabit të përgjithshëm për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov i falënderoi ata për kontributin dhe për ndihmën e veçantë në shuarjen e zjarreve në hapësirë të hapur.

Angellovi anëtarëve të ekipit të aviacionit iu ndau mirënjohje. rq/

Foto: DMSH

 

QËNDRONI TË LIDHUR