• e hënë, 23 dhjetor 2024

Anektimi i Ukrainës nuk është i pranueshëm, e porositi sekretari amerikan i shtetit Llavrovin

Anektimi i Ukrainës nuk është i pranueshëm, e porositi sekretari amerikan i shtetit Llavrovin
Uashington, 29 korrik 2022 (MIA) – Sekretari amerikan i shtetit Antoni Blinken e porositi homologun e tij rus, Sergej Llavrov se anektimi rus i Ukrainës asnjëherë nuk do të pranohet, njofton DPA. Blinken sqaroi se përveç në temën për shkëmbimin e mundshëm të të burgosurve, ai e ka mbajtur bisedën me Llavrovin në kontekst të deklaratave të paracakohshme të Kremlinit për planet e vazhdimit të anektimit të mëtejmë në territorin ukrainas. Ai i komentoi fjalët e Llavrovit për rrënimin e qeverisë së zgjedhur demokratike ukrainase, duke thënë: "Ato plane nuk do të pranohen asnjëherë". "Bota nuk do të pranoj anektime, do t'i imponojë shpenzime të konsiderueshme shtesë Rusisë nëse ajo vazhdon me planet e veta", kumtoi Blinken pas bisedës së parë midis dy ministrave nga fillimi i luftës në Ukrainë. "Ne, gjithashtu, do të vazhdojmë të qëndrojmë me mbështetjen e Ukrainës për aftësinë e saj për t'u mbrojtur dhe të imponojë humbje për Rusinë derisa ajo nuk i jep fund agresionit të saj", tha Blinkeni. Sekretari amerikan i shtetit deklaroi edhe se ka folur me homologun e tij rus për lirimin e mundshëm të dy shtetasve amerikanë të burgosur nga Moska. Ai kumtoi se ka pasur "bisedë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë" për ofertën për lirimin e basketbollistes amerikane Britni Griner dhe të Poll Villan.

QËNDRONI TË LIDHUR