• e premte, 20 mars 2026

ANEB: Një projektil goditi centralin bërthamor "Busher" në Iran

ANEB: Një projektil goditi centralin bërthamor

Vjenë, 18 mars 2026 (MIA) - Një projektil mbrëmë goditi centralin bërthamor "Busher" në Iran, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (ANEB).

Agjencia, e cila është organi i Kombeve të Bashkuara për kontrollin dhe sigurinë e energjisë bërthamore, përmes një postimi të publikuan në platformën "Iks" kumtoi se në informacionin rreth sulmit i marrë nga autoritetet iraniane nuk kishte raportime për ndonjë dëmtim në vetë objektin apo lëndime të personelit.

Drejtori i Përgjithshëm i ANEB-it, Rafael Grosi, bëri përsëri thirrje për "përmbajtje maksimale gjatë konfliktit me qëllim parandalimin e rrezikut të një aksidenti bërthamor", theksohet në publikimin.

"Busher" është i vetmi termocentral bërthamor i Iranit, i ndërtuar sipas një projekti rus, i vendosur rreth 760 kilometra në jug të Teheranit, në bregdetin e Gjirit Persik. Ai ka qenë funksional që nga viti 2011. ls/

Foto: Arkivi i DPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR