• e hënë, 23 dhjetor 2024

ANEB miratoi rezolutë ku kërkohet kthim i menjëhershëm i termocentralit Zaporozhje nën kontroll të Ukrainës

ANEB miratoi rezolutë ku kërkohet kthim i menjëhershëm i termocentralit Zaporozhje nën kontroll të Ukrainës

Vjenë, 29 shtator 2023 (MIA) - Konferenca e 67-të e përgjithshme e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) miratoi rezolutë me të cilën kërkohet kthimi i menjëhershëm i termocentralit Zaporozhje nën kontrollin e Ukrainës, kumtoi Ministria Energjetike e Ukrainës, njoftuan mediat ukrainase.

Sipas Ministrisë, në Konferencën e përgjithshme të 67-të të ANEB, 69 vende mbështetën rezolutën për sigurinë bërthamore në Ukrainë. Rezoluta u propozua nga Kanadaja, Finlanda dhe Kostarika.

"Si pjesë e rezolutës, ajo i bën thirrje Moskës ta 'tërheq menjëherë të gjithë personelin ushtarak dhe personelin tjetër të paautorizuar' nga shtabi dhe t'ia kalojë objektin nën kontrollin e plotë autoriteteve përkatëse ukrainase konform me licencën ekzistuese të lëshuar nga Inspektorati rregullator shtetëror i Ukrainës", shton ministria.

Krahas kësaj, ANEB është e shqetësuar që Federata ruse nuk ka dëgjuar thirrjet e mëparshme të Këshillit drejtues të organizatës për të ndërprerë menjëherë gjitha veprimet kundër dhe në objektet bërthamore në Ukrainë dhe për të tërhequr personelin e saj ushtarak dhe personelin tjetër nga termocentrali bërthamor Zaporozhje.

Dokumenti thekson rëndësinë e sigurisë bërthamore dhe fizike gjatë përdorimit të objekteve dhe materialeve bërthamore në të gjitha rrethanat, duke përfshirë edhe atë gjatë konflikteve të armatosura.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR